Korçarët duan të projektojnë të ardhmen, janë në vitet e fundit të dënimit nga UEFA

Futboll

Korçarët duan të projektojnë të ardhmen, janë në vitet e fundit të dënimit nga UEFA

Më: 10 prill 2024 Në ora: 14:02
Skënderbeu

Korçarët duan të projektojnë të ardhmen, janë në vitet e fundit të dënimit nga UEFA!

Ajo që mban disi pezull një marrëveshje në fund të sezonit është garancia e ndërtimit të një ekipi konkurrues që Gripshi kërkon të ketë pjesë të projektit. Klubi duket se ka qëllimin për ta bërë realitet diçka të tillë.

Edhe për vetë faktin se nga sa flitet në ambientet e brendshme dhe zyrat e Skënderbeut korçarët hyjnë në dy vitet e fundit të dënimit dhe qëllimi i drejtuesve është ndërtimi i një skuadre kompetitive që do të jetë gati që në sezonin e parë dhe do të synojë rikthimin në elitën e futbollit, njëkohësisht për t’u përfaqësuar denjësisht në arenën europiane.

2 pikë larg “Final 4” është në këtë moment Skënderbeu. Korçarët kanë 41 pikë në renditje ndërsa Dinamo e vendit të katërt ka 43 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat