Kishte vendosur në lloto Real Madrid - Man City, fitoi 19.000 dollarë

Futboll

Kishte vendosur në lloto Real Madrid - Man City, fitoi 19.000 dollarë

Më: 10 prill 2024 Në ora: 14:05
Sergio Aguero

Kishte vendosur në lloto Real Madrid - Man City, fitoi 19.000 dollarë në 15 minuta!

]Ish-futbollisti Sergio Aguero, mbrëmë ka fituar një shumë të konsiderueshme parash.

Aguero, i cili prej disa kohësh po shijon largimin nga futbolli, tashmë është i lirë të vendos baste për ndeshjet e futbollit.

Ai u mburr në rrjetet sociale se kishte vënë bast 10 mijë dollarë që do të shënoheshin minimalisht tre gola në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Bileta u fitua lehtësisht. Vetëm 15 minuta dhe Aguero fitoi shumën e 19.000 dollarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat