Barcelona përgatitet për “ferrin” e Parisit

Futboll

Barcelona përgatitet për “ferrin” e Parisit

Më: 10 prill 2024 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Barcelona e di se çfarë e pret sonte në mbrëmje në Paris, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve: ferri! Katalanasit do të jenë të ftuar në një mjedis armiqësor në një fushë në të cilën nuk është se ka kujtime të bukura, pasi ka fituar vetëm në një nga gjashtë vizitat e saj në “Parc des Princes” dhe kundër një kundërshtari që ka gjithsej 27 ndeshje radhazi pa humbje.

Por, të besuarit e Ksavit mbërrijnë në këtë sfidë në momentin më të mirë të sezonit.

Për më shumë ata nuk do të jenë vetëm. Barça është e vetëdijshme se sa vlen ndeshja e kësaj të mërkure, në nivel sportiv, ekonomik dhe emocional. Nëse sezoni është një sukses apo një dështim varet, në një masë të madhe, nga ajo që do të ndodhë në këtë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Në dhomat e zhveshjes dhe në bordin drejtues ata marrin përsipër vështirësinë e madhe të ndeshjes: për shkak të cilësisë së skuadrës së PSG-së dhe serisë që po kalon skuadra franceze: ata nuk kanë humbur që nga 7 nëntori, që nga përballja në fazën e grupeve në Champions kundër Milanit.

Që atëherë, bilanci i tyre, në të gjitha garat është sigurimi i 19 fitoreve dhe tetë barazimeve. Barça për më shumë nuk ka kujtime të mira nga ndeshjet e saj në Paris. Në gjashtë raste që kanë vizituar kryeqytetin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat