Cungu di si fitohet ndaj Vllaznisë

Futboll

Cungu di si fitohet ndaj Vllaznisë

Më: 10 prill 2024 Në ora: 15:02
Cungu

Laçi do të luajë në transfertë përballë Vllaznisë ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi”, do të startojë në orën 18:00.

Një ndeshje mjaft interesante mes këtyre dy ekipeve, ku objektivat i kanë të ndryshme. Laçi gjendet në vendin e 7-të me 35 pikë duke ‘luftuar’ për mbijetesë, ndërsa Vllaznia vazhdon t’i ushtrojë presion Egnatias kryesuese.

Vllaznia vjen si favorite duke patur parasysh që nuk fiton prej 3 ndeshjesh radhazi në Superiore, ndërsa kurbinasit në 3 ndeshjet e fundit kanë 2 barazime dhe fitoren në javën e fundit përballë Teutës.

Megjithatë, Laçi mund t’ia besojë këtë ndeshje Armando Cungut.

Tekniku shkodran është një ‘ekspert’ përsa i përket ndeshjeve përballë Vllaznisë. Tekniku 50-vjeçar ka zhvilluar 12 ndeshje kundër Vllaznisë si trajner.

Cungu ka fituar plot 7 nga këto sfida, në 2 të tjera ka barazuar, ndërsa në 3 ndeshje është mposhtur. Bilanc mjaft pozitiv për Cungun, me teknikun shkodran që do të kërkojë të 3 pikët në Shkodrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat