Laporta euforik

Futboll

Laporta euforik

Më: 10 prill 2024 Në ora: 15:09
Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur pak orë para ndeshjes së skuadrës së tij kundër PSG-së në “Parc des Princes”, e para çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Drejtuesi i lartë blaugrana foli për mediat zyrtare të klubit, i bindur rreth shanseve të Barçës për ta eliminuar skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique.

“Kishim disa vite që nuk arrinim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Shorti na vuri përballë PSG, me të vërtetë mezi presim t’i shkojmë në fund këtij dueli, duke besuar në mundësitë tona”.

Presidenti i Barçës aludoi për historinë mes PSG-së dhe skuadrës katalanase në garat kontinentale: “Ka një atmosferë të mrekullueshme, lojtarët janë shumë të motivuar. Është ajo lloj atmosfere që ju pëlqen ta përjetoni në botën e futbollit.

Te Barça po e përjetojmë në maksimum raundin çerekfinal kundër PSG-së, të dyja klubet kanë gjithashtu një histori përballjesh sportive”.

Edhe pse të gjithë e konsiderojnë PSG-në favorit të qartë për ta kaluar raundin dhe arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Laporta nuk është aq i qartë: “Kemi shumë shpresë, besojmë në mundësitë tona. Lojtarët dhe stafin teknik i shoh shumë të koncentruar, shumë të motivuar, shumë të bashkuar.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre çerekfinaleve, çfarë do të thonë për klubin, për ekipin. Synimi është të shkojmë në gjysmëfinale, skuadrën e shoh vërtet shumë të bashkuar. Gjithashtu e shoh trajnerin shumë të bindur për mundësitë tona”.

Edhe pse PSG ka një skuadër plot me lojtarë të mëdhenj, me Mbappe, një nga më të mirët në botë, Laporta nuk do të ndryshonte asgjë në skuadrën e tij: “Besoj shumë te lojtarët e Barcelonës, jam njëri prej tyre. Si president nuk do të ndryshoja (këmbeja) asnjë lojtar tonin me një të PSG”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat