Guardiola thumbon Realin

Futboll

Guardiola thumbon Realin

Më: 10 prill 2024 Në ora: 15:21
Pep Guardiola

Real Madrid dhe Manchester City dhuruan një barazim spektakolar 3:3, në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, ku sigurisht tifozët e futbollit shijuan 90-minuta magjike.

Por, edhe pse gjithçka dukej në kufijtë e perfeksionit në impiantin e rinovuar të madrilenëve, sërish Pep Guardiola e gjen mënyrën për të “thumbuar” kryeqytetasit.

Në një prej intervistave pas ndeshjes, spanjolli theksoi se Bernabeu i rinovuar ishte mjaft i bukur, por bari i fushës ishte pak më i gjatë seç duhej duke nënkuptuar se ky veprim ishte bërë enkas për të mos favorizuar lojën e futbollistëve të tij ndërsa shtoi se nuk i pëlqen të luaj në një stadium që mbyll çatinë.

“Mua më pëlqen më shumë të shikoj qiellin se sa tavanin.

Megjithatë, Santiago Bernabeu mbetet spektakolar. Dua vetëm t’i them diçka Florentino Perez; stadiumi është me të vërtetë i bukur, por rregullo pak edhe gjatësinë e barit të fushës”, tha Guardiola me ironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat