Motta, “Trajneri i Muajit Mars” në Serinë A

Futboll

Motta, “Trajneri i Muajit Mars” në Serinë A

Më: 11 prill 2024 Në ora: 14:36
Thiago Motta

Çmim special për trajnerin e Bolonjës, Thiago Motta.

Para ndeshjes së së shtunës mbrëma, në Dall’Ara, kundër Monzas, ish-mesfushori do të marrë titullin e trajnerit të muajit mars. Ky është njoftimi për shtypin:

“Lega Serie A njofton se në bazë të rezultateve të marra nga java 27 deri në të 30-tën të kampionatit aktual, Thiago Motta është vlerësuar me titullin e trajnerit të muajit mars. Trofeu do t’i jepet para ndeshjes së të shtunës”.

“Muaji mars konsolidoi pozicionin e Bolonjës në garën për një vend në Ligën e Kampionëve dhe Thiago Motta konfirmoi edhe një herë aftësitë e tij si një trajner i madh”, deklaroi CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo.

Që prej krijimit të këtij trofeu tri sezone më parë, trajneri i Bolonjës është i pari që fiton çmimin për dy muaj radhazi dhe falë këtij suksesi i bashkohet Luciano Spallettit në krye të renditjes së përgjithshme, me 4 trofe në total.

Puna e madhe e bërë me një skuadër të shkëlqyer që klubi i ka vënë në dispozicion dhe aftësia për të zhvilluar talente të rinj po i mundëson Bolonjës së Thiago Mottas të arrijë qëllime historike dhe të përjetojë një nga sezonet më emocionuese në historinë e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat