Mervan Bejtullahu, jep dorëheqje nga ndeshja Dukagjini - Llapi

Futboll

Mervan Bejtullahu, jep dorëheqje nga ndeshja Dukagjini - Llapi

Më: 11 prill 2024 Në ora: 18:18
Mervan Bejtullahu

Gjyqtari Mervan Bejtullahu nuk i reziston presionit publik, jep dorëheqje nga ndeshja Dukagjini – Llapi.

Bejtullahu ishte tërhequr në short si gjyqtar i katërt i duelit Dukagjini – Llapi, por ka vendosur që të dorëhiqet nga kjo ndeshje.

Gani Havolli, kryetar i Komisionit për Delegimin e Gjyqtarëve dhe Kontrolluesëve për Superligë dhe Ligën e Parë, thotë: .

“Ka dhënë dorëheqje. Nuk ka dashur të jetë në atë ndeshje.

Shorti i ka rënë disa herë tek ekipi i njëjtë dhe nuk ka dashur.

Ne e kemi aprovuar dorëheqjen e tij dhe e kemi zëvëndësuar me një gjyqtar tjetër. Kaq, nuk ka asgjë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat