Amorim shuan entuziazmin e Liverpoolit

Futboll

Amorim shuan entuziazmin e Liverpoolit

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:33
Amorim

Liverpool është vendosur në kërkim të trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm, teksa mediet britanike kanë raportuar gjatë kohëve të fundit se anglezët e kanë pasuesin e Klopp dhe për më tepër ka edhe një marrëveshje me Ruben Amorim.

Trajneri 39-vjeçar po punon me skuadrën e Sporting Lisbonës, teksa në orët e fundit Amorim ka mohuar zërat se ai ka një marrëveshje me Liverpool.

“Nuk kam asnjë marrëveshje.

Nuk kam takuar askënd nga Liverpool apo siç ju pretendoni, asgjë që është thënë për mua nuk është e vërtet. Unë jam trajneri i Sportingut dhe mendoj vetëm për skuadrën time, pasi dua të fitoj këtu.

Mjaft me këtë histori. Kjo është hera e fundit që flas për të ardhmen time”, tha Ruben Amorim që kontratë me klubin portugez deri në qershor 2026.

Një deklaratë që tashmë ka trazuar shumë gjëra, pasi në Angli ishin të bindur se Liverpool dhe Amorim ishin dakordësuar, madje duke dhënë edhe detaje të rëndësishme, si një kontratë 3-vjeçare mes palëve.

Amorim, si trajner i Sportingut, në pritje të përfundimit të sezonit aktual, ku është pranë titullit kampion, deri më tani ka fituar një Superkupë të Portugalisë, dy Kupa të Ligës dhe një titull në sezonin 2020-2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat