Leverkusen sfidon “Çekanët

Futboll

Leverkusen sfidon “Çekanët

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:52
Formacionet West Ham - Bayer

Duket se mbrëmjet spektakolare nuk kanë fund këtë jave, teksa pa dy netëve të fazës çerekfinale, të UEFA Champions League, në orën 21:00, të kësaj të enjteje do zhvillohen katër sfidat e xhiros së parë, të çerekfinaleve, të kompeticionit të dytë, më të rëndësishëm për klube në “kontinentin e vjetër”, UEFA Europa League.

Më konkretisht, “Të Kuqtë” e Liverpool do të sfidojnë “Bergamaskët” e Atalanta, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen do të kërkojnë të vazhdojnë sezonin e tyre të pamposhtur përballë “Çekanëve”, të West Ham, ndërsa “Shqiponjat Luzitane”, të Benfica do të presin në “shtëpinë” e tyre, “Të Kaltërit” francez, të Olympique Marseille.

Kështu, në “Anfield Road”, Atalanta e drejtuar në mbrojtje nga Berat Gjimshiti do të sfidojnë të mëdhenjtë e Liverpool, me teknikun Jurgen Klopp, që duket se ka nënvlerësuar jo pak italianët, teksa ka vendosur të përdorë në sulm treshen Gakpo, Nunez, Harvey Elliott, duke lënë në stol “faraonin”, Mohamed Salah e “yllin” kolumbian, Luis Diaz.

Në “BayArena”, të Leverkusenit, “Aspirinat” e Xabi Alonso do të kërkojnë një tjetër triumf evropian, me “liderin”, Granit Xhaka, që do të udhëheqë që nga minuta e parë mesfushën gjermane ndaj anglezëve, ndërsa në sulm janë Adli, Wirtz, Frimpong e Patrick Schick e në krahun tejtër, David Moyes beson te një sukses i djemve të tij, me Kudus e Paqueta që premtojnë spektakël, ndaj kryesuesve të Bundesliga.

Ndërkaq, në përballjen e fundit, po jo më pak të rëndësishme, në “Estadio da Luz”, të Lisbonës, Benfica pret francezët e Olympique Marseille, me vendasit që premtojnë një fitore të madhe me “Të Kaltërit” që nuk shohin fitoren prej 4 sfidash, megjithatë i besojnë jo pak “bomberit” të tyre, Pierre-Emerick Aubameyang, me këtë të fundit, që di të jetë i rrezikshëm para portës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat