Zhegrova me Lillen pësuan humbje në Birmingham

Futboll

Zhegrova me Lillen pësuan humbje në Birmingham

Më: 11 prill 2024 Në ora: 22:55
Aston Villa feston

Skuadra angleze Aston Villa nuk ka lëshuar pe në stadiumin "VIlla Park" në Birmingham. 

Aston Villa ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj LIlle-s, në takimin e parë të çerekfinales së Conference League.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është paraqitur titullar për Lille-n.

Zhegrova është zëvendësuar në minutën e 60-të, i cili me skuadrën e tij pësuan humbje në konak të Aston Villës

Watkins (13') e McGinn (56') realizuan për Aston Villën dhe Diakite (85’) për Lillen. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat