Shifrat e Ramadanit te Lecce

Futboll

Shifrat e Ramadanit te Lecce

Më: 12 prill 2024 Në ora: 13:20
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani është gjithnjë emë shumë lider në skuadrën e Lecces që po lufton për mbijetesën në Serinë A.

Çelësat e mesfushës i janë besuar shqiptarit, duke dashur që të zëvendësonte një lojtar si Hjulman që ishte protagonist dhe kapiten.

Megjithatë, te Lecce nuk janë penduar për ardhjen e Ramadanit, pavarësisht se ka karakteristika të ndryshme, ai po fiton zemrat e të gjithëve me angazhimin dhe shpirtin e tij të lidhjes me këtë fanellë.

Dhe kjo nuk është diçka e vogël. Këtë sezon 27- vjeçari ka shënuar një gol të madh kundër Frozinones në 29 paraqitjet e tij, me një mesatare prej 88 minutash për lojë. Falë ndihmës së Foot data-s, jepen numrat e Ramadanit për ketë sezon deri tani.

Në total, mesfushori ka bërë 36 ndërhyrje me sparkatë kundër kundërshtarëve.

Jo keq kur e krahason me rivalët e të njëjtit rol në ekipet që diskutojnë mbijetesën si Duda, Maxhore. Ndërkohë, sa i përket rikuperimeve të topave deri tani, Ramadani kap shifrën e 302 të tillave. Më mirë sesa Ramadani ka bërë Bareneka i Frozinones, konkretisht me 324 topa të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat