Ademi takon Naim Besimin

Futboll

Ademi takon Naim Besimin

Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:36
Naim Besimi e Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar Naim Besimi, kryetar i ish klubit Getoari nga Prizreni. 

“Kisha kënaqësinë e veçantë të mirëpres ish-anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Naim Besimi, njëherësh themeluesin dhe kryetarin e ish-KF Getoari nga Prizreni.

Me kënaqësi ia prezantova punën dhe arritjet e FFK-së gjatë mandatit tim, teksa diskutuam edhe për periudhat e ndryshme të futbollit kosovar. 

Duke vlerësuar përvojën e tij 18-vjeçare në futboll, pa dyshim se këshillat prej tij janë të mirëseardhura”, ka shkruar Ademi,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat