Udhëtim i çuditshëm nga Parisi në Barcelonë

Futboll

Udhëtim i çuditshëm nga Parisi në Barcelonë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:30
Joan Laporta

Kush më shumë e kush më pak është mësuar me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta të lëshohet tërësisht pas çdo triumfi të ekipit të tij. Që nga kërcimet e pakontrolluara, përqafimet e papërmbajtura, festat e çmendura, premtimet për shpërblime të ndryshme… të gjitha këto janë përjetuar kur Laporta është “kurdisur” nga sukseset e ekipit të tij.

Kështu prisnin të ndodhte dhe pas suksesit 2-3 të Barçës në ndeshjen e vajtjes në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve në Paris.

Por të gjithë kanë mbetur të habitur, duke nisur nga lojtarët të parët, me reagimin e përmbajtur të presidentit të Barcelonës pas suksesit në Paris. Laporta dhe të gjithë te Barcelona e dinë se pavarësisht suksesit në transfertë, nuk ka garanci për kualifikimin për në gjysmëfinale.

Optimizmi natyrisht është më i madh pas këtij suksesi, por të gjithë duken me këmbë në tokë.

Duke futur këtu dhe Laportën, diçka jo fort e zakonshme. Siç raportojnë mediat spanjolle, Laporta ka përgëzuar ekipin, por pa e tepruar. “Çuditërisht ishte i qetë dhe i përmbajtur”, kanë bërë me dije për gazetën “AS” nga ekipi.

Gjatë udhëtimit, ai nuk u dorëzua kur ishte fjala për të shfaqur gëzimin dhe kënaqësinë e tij për fitoren.

Megjithatë, nuk pati fjalime apo aheng për skuadrën, as dolli dhe madje as ndonjë premtim për një shpërblim nëse eliminonin PSG-në. Por të paktën, presidenti i Barcelonës e ka bërë një gjest si për të mos u shkëputur fare nga natyra e tij. Ai ka vendosur të qerasë ekipin me një hamburger, përpara se të merrte avionin e linjës Paris-Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat