Xavi mendon për Champions

Futboll

Xavi mendon për Champions

Më: 12 prill 2024 Në ora: 17:11
Barcelona

Xavi po përgatit një rotacion masiv për ndeshjen e kësaj të shtune në “Nuevo Mirandilla”, ndaj Cadiz, teksa edhe pse Barça është ende në lojë, ta paktën matematikisht, për titullin e La Liga, prioritet, aq më tepër pas rezultatit të ndeshjes së parë në Paris, është trofeu i Champions League.

Objektivi kryesor është mbrojtja e futbollistëve veteranë. Lewandowski i pezulluar dhe Gundogan nuk do të luajnë, me këta dy të fundit, që ishin ndër më të mirët në “Parc des Princes” dhe stafi i trajnerëve i konsideron ata kyç për ndeshjen e kthimit, teksa  është thelbësore që ata të rikuperohen fizikisht dhe të kenë këmbë të freskëta në “Montjuic”.

Xavi do të ndryshojë krejtësisht sulmin. Raphinha dhe Lamine duhen gjithashtu të freskët për ndeshjen e dytë ndaj PSG, me Joao Felix, Vitor Roque dhe Ferran Torres pritet të formojnë treshen e sulmit në ndeshjen e fundjavës në kampionat, megjithatë sulmi nuk është reparti i vetëm që do të ketë ndryshime.

Një mundësi është që Christensen të luajë qendërmbrojtës dhe para repartit të pasmë do të jenë të dy, De Jong dhe Pedri, me Fermin më të avancuar. Ky opsion do t’i jepte mundësi “veteranit”, Sergi Roberto të luante në krahun e djathtë, ndërsa Hector Fort ose Marcos Alonso mund të luajnë në krahun e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat