Xavi ultimatum skuadrës

Futboll

Xavi ultimatum skuadrës

Më: 12 prill 2024 Në ora: 18:47
Xavi Hernandez

“Është një ndeshje themelore. Nëse nuk e fitojmë, kampionati mund të përfundojë për ne“.

Është kjo deklarata e Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, i cili ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Cadiz, ditën e shtunë.

“Duhet të jemi shumë të përqendruar për të luftuar për titullin deri në fund. Nëse dështojmë nesër në Cadiz, “El Clasico” do të jetë pak e dobishme. Është një ditë vendimtare për kampionatin. Nesër do të luajmë për titull“, tha Xavi.

Ndërkohë, më herët do të luhet sfida Mallorca-Real Madrid. “Nuk do të ndikojë ajo që do të bëjë Real Madrid në Mallorca. Unë do të kem dhënë formacionin bazë, ndaj ky kompeticion do të thotë shumë për ne. Ne duhet të bëjmë një ndryshim mentaliteti nga Champions League në kampionat. Është thelbësore të fitosh nesër”, tha Xavi.

Duke folur për individtët, Xavi u ndal te Gundogan: “Ne duam t’i japim pushim, por është shumë e rëndësishme…

Është e qartë që një ditë do të duhet të pushojë. Ne do të flasim me të për të parë se si është ai. Ai nuk është adoleshent. Ai ka luajtur çdo ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat