​Marchisio parashikon fituesin mes Juventusit e Torinos

Futboll

​Marchisio parashikon fituesin mes Juventusit e Torinos

Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:19
Legjenda e Juventusit, Claudio Marchisio

Legjenda e Juventusit, Claudio Marchisio parashikon se Dusan Vlahovic do të shënojë golin e fitores së ndeshjes për “Zonjën e Vjetër” në “Derby della Mole” të sotëm kundër Torinos.

Ish-mesfushori i Juventusit foli në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” përpara ndeshjes së sotme të gjigantit italian kundër Torinos në “Stadio Grande Torino”,.

Marchisio fitoi të gjitha derbit që luajti kundër Torinos (11 nga 11) duke shënuar tre gola kundër rivalit të qytetit të Juventusit. Cili është kujtimi i tij i preferuar nga derbi?

“Jo një moment specifik, por gëzimi kur po festoja. Unë shënova disa gola, por emocioni ishte gjithmonë i njëjtë”, tha Marchisio.

Kush do të jetë lojtari vendimtar në derbin e sotëm?

“Do të them Vlahovic për shkak të ndeshjes me Fiorentinën. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer, por nuk ishte në gjendje të shënonte, kështu që ai do të dojë hakmarrje. Juventusi vuajti kundër Fiorentinës, por këto ndeshje duhen gjithashtu për t'i dhënë fund krizës. Historia e derbit është plot me ndeshje të tilla. Mund të jetë një lojë kyçe për të larguar fantazmat e periudhës së fundit”, tha Marchisio.

Marchisio, një produkt i akademisë së Juventusit, shënoi 37 gola në 389 paraqitje me ekipin e parë të “Zonjës së Vjetër”, duke fituar shtatë tituj të Serie A, katër Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat