Arteta: E vështirë ndaj Aston Villa

Futboll

Arteta: E vështirë ndaj Aston Villa

Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:52
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së nesërme kundër Aston Villa:

“Ajo që ata kanë bërë që kur erdhi Unai Emery është e rëndësishme. Ai ka pasur një ndikim të madh në ekip për sa i përket performancës dhe qëndrueshmërisë. Është e pabesueshme çfarë po bëjnë ata.

Si reagojnë lojtarët ndaj presionit? Mendoj se është thjesht motivim. Ata i kanë përjetuar tashmë kësi situatash kryesimi dhe janë shumë të emocionuar për çfarë po bëjmë dhe mënyrën se si ekipi po performon e fiton.

Natyrisht, nuk kënaqen, por duan më shumë. E dimë sfidën që na pret dhe sa të mirë duhet të jemi për ta fituar, por do të përpiqemi.

A i mungojnë Aston Villa disa lojtarë kyç? Ne gjithmonë përpiqemi t’i përdorim gjërat në avantazhin tonë. Nuk e dimë se çfarë do të bëjnë ata, nuk është asgjë që mund ta kontrollojmë.

Aston Villa fitoi të enjten mbrëma, është ekip vërtet i mirë, kështu që ne e dimë rrezikun. Gjithashtu i dimë pikat tona të forta, do të përpiqemi të bëjmë atë që duhet për të fituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat