Newcastle mposht bindshëm Tottenhamin

Futboll

Newcastle mposht bindshëm Tottenhamin

Më: 13 prill 2024 Në ora: 15:49
Pamje nga ndeshja

Newcastle ka arritur të fitojë bindshëm ndaj Tottenham me shifrat 4-0.

Që në pjesën e parë, vendasit ishin të vendosur për të triumfuar. 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me rezultatin 2-0, ku Isak shënoi të parin në minutën e 30-të, ndërsa Gordon të dytin në minutën e 32-të.

Gjatë intervalit të dytë kohor, nuk pati ndonjë reagim nga Tottenham.

Bardhezinjtë gjetën golin e tretë me Isak në minutën e 51-të dhe të katërtin në minutën e 87-të me anë të Schar.

Me këtë rezultat, Newcastle renditet në vendin e gjashtë me 50 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë me 60 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat