Mezani: Jemi të kënaqur me fitoren

Futboll

Mezani: Jemi të kënaqur me fitoren

Më: 13 prill 2024 Në ora: 18:04
Gentjan Mezani

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka thënë se fitorja ndaj Prishtinës në udhëtim ka qenë shumë e rëndësishme, por futbollistët që ai drejton duhet të jenë të kujdesshëm në vazhdim të kampanjës.

“Ne morëm një rezultat pozitiv dhe jemi të kënaqur me fitoren.

Unë mendoj se duhet t’i shfrytëzojmë momentet e mira për ndeshjet e ardhshme, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi me këmbë në tokë.

Ndeshja e ardhshme ndaj Feronikelit 74 është ndeshja e sezonit. Ne duhet të angazhohemi maksimalisht si nga ana fizike po ashtu edhe nga ana psikologjike”, ka deklaruar trajneri Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat