Thyen një rekord në Premier League

Futboll

Thyen një rekord në Premier League

Më: 13 prill 2024 Në ora: 20:41
Arijanet Muric

Burnley luajti baras në sfidën ndaj Brighton, me Arijanet Muric i cili ishte në qendër të vëmendjes pas një autogoli të shënuar.

Kjo bëri që mediat në Angli dhe disa vendore të kthejnë sytë nga një gabim katastrofal nga Aro.

Përkundër një gabimi trashanik, Muric ka thyer një rekord që do e kishte zili çdo portier në ishull.

Aro Muric pati 94 prekje kundër Brighton, më së shumti nga një portier në një ndeshje të Premier League në të paktën tetë sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat