Situatë absurde në Gjermani

Futboll

Situatë absurde në Gjermani

Më: 13 prill 2024 Në ora: 21:26
Pamje nga ndeshja

Një situatë absurde e cila ka bërë xhiron e rrjetit, është regjistruar në ndeshjen e Bundesligës mes Borusia Mynshengladbahut dhe Borusia Dortmund.  

Në pjesën e dytë, teksa rezultati ishte 1-2, arbitri akordoi penallti për Borusia Dortmund për një faull të portierit Omlin ndaj Adejemit. 

 Sabicer, shënuesi i dy golave të parë, u shfaq nga njëmbëdhjetë metra dhe e shndërroi penalltinë në gol për të kompletuar “tripletën” e tij personal dhe 3-1 për skuadrën e tij. 

Gjatë festës, megjithatë, arbitri i ndeshjes, Florian Badstubner, ndaloi gjithçka dhe u kërkoi lojtarëve të prisnin. Penalltia në fakt u realizua pa miratimin e arbitrit dhe në mes të një rishikimi në VAR.  

Gjyqtari i ndeshjes në fakt u thirr përsëri në monitor, duke e kthyer vendimin e tij: pa penallti dhe rrjedhimisht pa gol të tretë për Sabicer. Një episod që krijoi konfuzion tek tifozët, por që nuk ndikoi në fitoren e Borussa Dortmundit që fitoi me rezultatin 1:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat