Trajneri i Shkupit: Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë

Futboll

Trajneri i Shkupit: Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë

Më: 13 prill 2024 Në ora: 23:11
Zhizhoviq

Skuadra e Shkupit sot ka marrë fitore ndaj Makedonija Gj.P me rezultat 3:1, që u luajt në kuadër të javës së 27-t të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

“Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, pasi humbëm shumë raste për të shënuar gola.

Më pas kishim epërsinë prej 1-0 dhe shënuam edhe golin e dytë, por në golin e barazimit kishim pak nervozë, por gjithsesi mendoj se ishte fitore me meritë dhe tani fokusohemi në ndeshjet tjetër që na pret”, ka thënë Mlladen Zhizhoviq, trajner i Shkupit.

"Ndeshjen e radhës e luajmë të mërkurën, ku do të udhëtojmë drejt Kavadarit në përballjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, ndërsa ndeshja e par e luajtur në Çair u mbyll në barazim 0-0", njofton FC Shkupi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat