Brajan Gruda shënoi një tjetër gol

Futboll

Brajan Gruda shënoi një tjetër gol

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:41
Brajan Gruda

Brajan Gruda shënoi një tjetër gol në Bundesligën gjermane.

Djali i ish-futbollistit të njohur të Vllaznisë, Bujar Gruda, realizoi për ekipin e tij, Mainz, në fitoren 4-1 kundër Hoffeinheim.

Gruda, 19-vjeçar, ishte autor i golit të tretë. Ai po zhvillon një sezon shumë të mirë në kampionatin gjerman, pavarësisht moshës së tij tepër të re, dhe ka shënuar 3 gola e shërbyer 2 asistë deri tani.

Një lojtar shumë i dalluar, Gruda pritet të zgjedhë Gjermaninë, ndonëse edhe Federata Shqiptare e Futbollit është e interesuar për të. Futbollisti me origjinë nga Shkodra ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shënuar një gol për Gjermaninë U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat