Edlir Tetova “riformaton” formacionin

Futboll

Edlir Tetova “riformaton” formacionin

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:43
Egnatia

Egnatia do të presë Partizanin  në “Egnatia Arena” për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 31-të të Superiores.

Sfidë kjo që do të luhet në orën 15:00.

Një duel shumë i rëndësishëm për rrogozhinasit, të cilët pas humbjes me Erzenin do të tentojnë rikthimin te fitorja.

Skuadra e Edlir Tetovës ka nisur përgatitjet, teksa do të ketë edhe mungesa.

Për shkak kartonësh do të mungojnë Spahiu dhe Dylis. Të dy do të jenë të pezulluar, ndërkohë Xhemajli mungon për arsye dëmtimi. Nga ana tjetër Mario Gjata ende nuk është rikuperuar plotësisht. Në këtë mënyrë sulmuesi do të mungojë edhe ndaj demave.

Formacioni i mundshëm:

Egnatia: Sherri, Fangaj, Aleksi, Ndreca, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Joel, Ibrahimoglu, Montenegro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat