Frosinone befason Napolin, Rrahmani shkakton penallti

Futboll

Frosinone befason Napolin, Rrahmani shkakton penallti

Nga: K.G. Më: 14 prill 2024 Në ora: 14:28
Napoli

Napoli ka barazuar me rezultat 2:2 me Frosinonen, në takimin e javës së 31-të në Serie A.

Futbollisti i Frosinones Soule pati rast ideal në minutën e 30-të por dështoi nga penalltia. 

Penalltinë e shkaktoi mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Për Napolin shënuan Politano (16), Osimhen (63') dhe për udhëtuesit Cheddira (50' e 73').

Napoli është në vend të tetë me 49 pikë e Frosinone në të 17-tin me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat