Ofertë stratosferike për adoleshentin e Barçës

Futboll

Ofertë stratosferike për adoleshentin e Barçës

Më: 14 prill 2024 Në ora: 15:29
Lamine Yamal

Paris Saint-Germain nuk njeh limite në merkato dhe ashtu siç ka bërë në vitet e fundit me transferime si ato të Mbappe apo Neymar, do të vijojë edhe në “dritaren” verore të transferimeve.

Sipas mediave italiane, PSG është gati të shpenzojë deri në 250 milionë euro për adoleshentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Parizienët do të humbasin shërbimet e Mbappe, dhe kërkojnë që 16-vjeçarit ta shndërrojnë në yllin e ardhshëm të skuadrës.

Pak ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Laporta theksoi se kishin refuzuar një ofertë prej 200 milionë euro për sulmuesin, pa zbuluar klubin që ia kishte ofruar këtë shifër.

Sigurisht, 250 milionë janë shumë para për Barcelonën që në këtë moment është në një fazë delikate sa i takon situatës financiare dhe te Parisi synojnë ta shfrytëzojnë këtë pikë të dobët të spanjollëve.

Në këtë sezon, Lamal edhe pse ende shumë i ri, ia ka dalë të jetë një titullar i formacionit të trajnerit Xavi Hernandez madje në shumë raste vendimtar për skuadrën teksa ka realizuar katër gola dhe gjashtë asistë në 30 ndeshje të LaLiga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat