“Ylli” brazilian “tradhton” Juventus për Palmeirasin

Futboll

“Ylli” brazilian “tradhton” Juventus për Palmeirasin

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:39
Anderson

“Ylli” brazilian “tradhëton” Juventus për Palmeiras!

Pritej, që nga momenti në moment, të zyrtarizohej, si lojtari më i ri i “Bardhezinjve”, të Juventus, mirëpo nuk ka ndodhur kështu, me “fantazistin” brazilian, Felipe Anderson, i cili ka vendosur t’i japë “lamtumirën”, elitës së futbollit italian, duke u rikthyer aty ku nisi gjithçka, në Brazil e më konkretisht, te kampionët në fuqi, të Palmeiras.

Lajmi u bë i ditur, nga vetë kampionët e Serie A braziliane, me anë të një postimi, në profilet zyrtare të klubit, ndërsa prestigjiozja italiane, “Tuttosport” ka sqaruar gjithë situatën, teksa ka zbuluar se negociatat mes drejtuesve të Juventusit dhe lojtarit u ndërprenë pasi ky i fundit kërkoi një pagë të majme, prej 4 milionë eurosh në sezon.

Një shifër e till u duk absurde, për “Zonjën e Vjetër”, e cila tashmë ka kaluar në “Planin B”, plan, që mban emrin e “fantazistit” francez, Anthony Martial, i cili ka vendosur të largohet, nga “Djajtë” e Manchester United, në merkaton e verës, mirëpo përveç rivalitetit “Zikaltër”, me skuadrën e Inter, që kërkon gjithashtu të nënshkruajë me “Gjelin”, teksa një tjetër problem është edhe paga prej 6 milionë eurosh, që kërkon 28-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat