Kjo është nota për Granit Xhakën në Londër

Futboll

Kjo është nota për Granit Xhakën në Londër

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 prill 2024 Në ora: 09:40
Granit Xhaka

Bayer Leverkuseni është kualifikuar në gjysmëfinale të Euopa League, e cila për rival ka Romën. 

Leverkuseni e ka eliminuar skuadrën angleze West Ham, pasi në takimin  e parë e mundi me rezultat 2:0 dhe mbrëmë në Londër luajtën baras (1:1).

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, është alfa dhe omega e skuadrës së Leverkusenit, mbrëmë si zakonisht është paraqitur nga minuta e parë. 

Xhaka është vlerësuar me notën 7.2 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. 

Lojtar i ndeshjes është Matej Kovar i Leverkusenit, me notën 8.0.

Mohammed Kudus i West Ham-it është vlerësuar me notën 7.6.

Bayer pas fitimit të titullit të kampionatit gjerman, tani synon trofeun e Europa League dhe Kupën e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat