Man Utd do të huazojë Sanchon dhe Greenwoodin

Futboll

Man Utd do të huazojë Sanchon dhe Greenwoodin

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:48
Jadon Sanchos

Manchester Unitedi është duke u përgatitur për të zgjatur huazimet e Jadon Sanchos dhe Mason Greenwoodit për sezonin e ardhshëm, sipas “Hitsfootball”.

Aktualisht, Sancho është i huazuar te Borussia Dortmundi, pasi i është bashkuar klubit gjerman në janar.

Ndërkohë, Greenwoodi po luan për skuadrën spanjolle Getafen, pas një marrëveshjeje të bërë verën e kaluar.

Spekulimet u ngritën kur Sir Jim Ratcliffe, pronari i ri i “Djajve të Kuq” diskutoi për Greenwoodin në muajt e fundit, duke lënë të kuptohet për një rikthim të mundshëm në Manchester United. Megjithatë, raporti i “HITC” sugjeron që një skenar i tillë mbetet i pamundur në këtë moment.

Ndërsa, pavarësisht pasigurisë rreth situatës menaxheriale në United, me largimin e mundshëm të Ten Hagut, Sancho është shprehur i kënaqur me jetën në Dortmund dhe ka shfaqur interes minimal për t’u ribashkuar me Unitedin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat