Real Madrid gjithmonë ringjallet kur duket i vdekur, tani duam finalen

Futboll

Real Madrid gjithmonë ringjallet kur duket i vdekur, tani duam finalen

Më: 19 prill 2024 Në ora: 13:34
Real Madrid

Te Real Madrid ende janë duke shijuar fitoren ndaj Manchester City dhe kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League. Sulmuesi brazilian Vinicius Junior, duke komentuar këtë sukses tha.

“Kundër City është gjithmonë shumë e vështirë, por kemi punuar për të sjellë Real Madrid në majë. Ky kompeticion është i veçantë, kur luhet në Londër nuk ka favoritë”, u shpreh Vinicius.

Në ndeshjen e luajtur në Angli, braziliani veproi në një pozicion pak më ndryshe, më shumë në mesin e fushës dhe më pak duke luajtur në vijën anësore.

“Bëra gjithçka për të ndihmuar ekipin. Trajneri më kërkoi të luaja brenda, për të sulmuar më mirë mbrojtjen e tyre. Unë jam duke u përmirësuar në këtë drejtim. Mendoj se në të ardhmen do të jem në gjendje të luaj kudo që të dua”, tha Vinicius.

Më tej, ai shtoi: “Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të ndërtoj historinë time në këtë skuadër. Në ringjallei e fitojmë atëherë kur duket se Real Madrid ka vdekur. Tani synojmë finale e këtij turneu”. Vinicius ishte një nga ata që luajti mirë në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat