Formacionet zyrtare të Kukësit dhe Skënderbeut

Futboll

Formacionet zyrtare të Kukësit dhe Skënderbeut

Më: 19 prill 2024 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Janë javët e fundit të kampionatit dhe skuadrat kërkojnë të realizojnë synimet e tyre.

E tillë është edhe ndeshja Kukësi-Skënderbeu, me skuadrat që kanë objektiva të ndryshme.

Në Kukës janë vendasit ata që presin Skënderbeun, në një ndeshje që bëhet përcaktuese për verilindorët.

Vetëm një fitore i mban gjallë shpresat e tyre për mbijetesën, pasi në të kundërt, do të kishin thuajse të sigurt edhe matematikisht rënien nga kategoria në fund të kësaj jave.

KUKËSI-SKËNDERBEU 15:00

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Lleshi, Hasaj, Mingo, Beshiraj, Salami, Lala, Solodovniçov. Trajner: Bledar Devolli.

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gërço, Dumfur, Vangjeli, Juri, Kabrel. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat