Arsenal bën gati ofertën e çmendur

Futboll

Arsenal bën gati ofertën e çmendur

Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:30
Arteta

Arsenali mund të jenë gati të shpenzojnë shuma marramendëse në merkaton e verës.

Topçinjtë po përpiqen të përforcojnë skuadrën e tyre, veçanërisht në repartin e sulmit.

Rezultatet e fundit i kanë treguar trajnerit Mikel Arteta se i duhen më shumë opsione dhe më të mira në 16 metrat e fundit e fundit.

Sipas The Guardian, klubi londinez po bën gati 160 milionë sterlina për  Alexander Isak të Newcastle dhe Michael Olise të Crystal Palace.

Klubi e ka miratuar investimin e madh, pasi do të mbështesë trajnerin Arteta.

Isak do të ishte më i vështiri nga të dy për t’u blerë, duke qenë se Newcastle është gjithashtu një klub shumë i pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat