Gjigantët e Evropës pas mbrojtësit të Nottingham Forestit

Futboll

Gjigantët e Evropës pas mbrojtësit të Nottingham Forestit

Më: 20 prill 2024 Në ora: 18:45
Murillo Santiago Costa dos Santos

Gjigantët e Evropës pas mbrojtësit të Nottingham Forestit!

Murillo Santiago Costa dos Santos me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Nottingham Forest pas kësaj vere, me qendërmbrojtësin brazilian, i cili pavarësisht vendit ku skuadra e tij pozicionohet në renditjen e përgjithshme, të Premier League ka zhvilluar një sezon fantastik.

Të tilla performanca e kanë vënë 21-vjeçarin në “radarëtt” e “gjigantëve”, të Evropës, teksa sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, interes të lartë për të kanë shfaqur disa klube të Premier League siç janë Liverpool, Chelsea dhe Manchester United.

Megjithatë së fundmi interes të lartë për brazilianin kanë shfaqur edhe “të mëdhenjtë” e Ligue 1, Paris Saint-Germain, që raportohet se është gati të hidhet në “sulm” gjatë verës, me “shtatlartin” e prapavijës”, që kërkohet me ngulm, nga tekniku, Luis Enrique, për edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat