Struga Trim Lum befason para ndeshjes

Futboll

Struga Trim Lum befason para ndeshjes

Nga: K.G. Më: 20 prill 2024 Në ora: 21:58
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum, kampion në fuqi dhe lider i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, sot ka vizituar ekspozitën e legjendës së futbollit italian. Struga po bëhet gati për sfidën e nesërme dhe kërkon tre pikë ndaj Makedonija GP:

“Ekipi i FC Struga në prag të ndeshjes së nesërme kundër Makedonija GJ.P, sot në Shkup ka vizituar ekspozitën në kujtim të Paolo Rossit dhe legjendave të Futbollit Botëror. 

E njëjta ishte mbuluar nga kompania gjigande e Trim & Lum njëherit sponsor kryesor i klubit tonë, në bashkëpunim me ambasadën italiane në Shkup dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Kjo ekspozitë ishte hapur me datë 8 prill dhe në të njëjtën morën pjesë figura të ndryshme si nga sporti, kultura dhe politika”, njofton FC Struga.

Pas javës së 27-të, struganët kryesojnë me 55 pikë, pasojnë Shkupi me 54 e Shkëndija me 52.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat