Messi nuk ka të ndalur, dy gola dhe asist në fitoren e radhës të Inter Miamit

Futboll

Messi nuk ka të ndalur, dy gola dhe asist në fitoren e radhës të Inter Miamit

Më: 21 prill 2024 Në ora: 08:30
Lionel Messi

Lionel Messi nuk ka të ndalur në MLS.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë e pati një tjetër natë magjike në Miami.

Argjentinasi shkëlqeu në fitoren 3:1 të Interi Miamit ndaj Nashville.

E ishin pikërisht mysafirët që kaluan të parët në epërsi kur Negri shënoi autogol qysh në minutën e dytë.

Por, më pas ishte Messi shoë.

Fillimisht argjentinasi realizoi në minutën e 11-të pas asistit nga Luis Suarez.

Më pas, në minutën e 39-të, ai asistoi për Sergio Busquetsin që shënoi për 2:1.

E në minutën e 81-të Messi realizoi nga penalltia për 3:1.

Me këtë fitore, Inter Miami vazhdon të prijë në Konferencën Lindore me 18 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat