Formacionet zyrtare të “El Clasicos”: Real Madrid - Barcelona

Futboll

Formacionet zyrtare të “El Clasicos”: Real Madrid - Barcelona

Më: 21 prill 2024 Në ora: 20:04
Bellingham dhe formacioni i Realit

Janë publikuar formacionet zyrtare të “El Clasicos” mes Real Madridit dhe Barcelonës, e fundit për këtë sezon.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe do të fillojë në orën 21:00.

Dueli i takon xhiros së 32-të në kampionatin spanjoll.

Image

Gondogan dhe formacioni i Barcelonës

Ndeshja e parë e e zhvilluar në stadiumin olimpik “Lluis Companys” kishte përfunduar me rezultat 1-2 në favor të madrilenëve.

Reali Madridi është lider i tabelës me 78 pikë kurse Barcelona e dyta me 70 sosh.

Pritet të zhvillohet ndeshje e zjarrtë si gjithmonë, teksa të dy skuadrat synojnë vetëm fitoren, me Los Blancos për t’u shkëputur në tabelë, kurse me blaugranët për të zvogluar diferencën e pikëve që ka tetë pikë. 

Tashmë gjithçka është gati dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat