Bytyqi shënon për fitoren e Antalyasporit

Futboll

Bytyqi shënon për fitoren e Antalyasporit

Më: 21 prill 2024 Në ora: 20:45
Bytyqi,

Antalayspori ka regjistruar fitore ndaj Hatayasporit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Corendon Airlines Park” përfundoi me rezultatin 2:1.

Heroi i vendasve sonte ishte Zymer Bytyqi, i cili shënoi golin e fitores në fundin e ndeshjes (90+2’).

27-vjeçari në këtë takim hyri si zëvendësues në minutën e 81-të.

Për reprezentuesin e Kosovës ishte ky goli i tij i dytë në elitën e futbollit turk. Ai ka edhe dy asistime gjithashtu.

Adam Buksa (67’) ishte autor i golit tjetër në fitoren e Antalyasporit.

Fisayo Dele-Bashiru (26’) realizoi golin e vetëm për skuadrën mysafire.

Antalyaspori pas kësaj fitore ka 45 pikë dhe renditet në pozitën e tetë.

Ndërsa, Hatayaspori ndodhet në zonën e rrezikshme pasi është në pozitën e 18-të me 33 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat