Irfani vdes në fushën e lojës

Futboll

Irfani vdes në fushën e lojës

Nga: K.G. Më: 21 prill 2024 Në ora: 23:35
Irfan Meshiq

Futbollisti i skuadrës së ligës së pestë të Bosnjës dhe Hercegovinës, Turia, boshnjaku Irfan Meshiq, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak gjatë një ndeshjeje.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen në Lukavac ku ata luajtën kundër skuadrës Stjepan Polje.

Meshiqit iu dha ndihmë, por, për fat të keq, ai nuk ka mundur të shpëtohej dhe vdiq pas një ataku kardiak.

Ky rast ka tronditur futbollin në Bosnje dhe Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat