Steven Zhang thirrje Interit të tij: Shijoni derbin dhe mos mendoni për Scudetton, atë e kemi fituar tashmë

Futboll

Steven Zhang thirrje Interit të tij: Shijoni derbin dhe mos mendoni për Scudetton, atë e kemi fituar tashmë

Më: 22 prill 2024 Në ora: 13:01
Steven Zhang

Steven Zhang, presidenti i Interit, ndodhet në Kinë dhe nuk do e ketë të mundur të ndjekë nga afër skuadrën e tij të hënën mbrëma në “San Siro”, aty ku do të luhet derbi i Milanos.

Megjithatë, Zhang i ka çuar një mesazh skuadrës së tij, duke e karikuar përpara ndeshjes ndaj Milanit.

“Nuk ka nevojë të motivoj skuadrën para një derbi, vetëm dua të falenderoj skuadrën time për këtë sezon fantastik që ka bërë. Tashmë le të shijojnë lojën dhe të mos mendojnë për Scudetton, sepse nëse nuk ndodh në derbi, do të ndodhë ndeshjen e ardhshme, tashmë e kemi të fituar.

Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm, por nëse fitorja e Serie A vjen në derbi, sigurisht që do të jetë e mrekullueshme”, ka thënë Steven Zhang, presidenti i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat