​Arsenal-Chelsea, formacionet e mundshme

Futboll

​Arsenal-Chelsea, formacionet e mundshme

Më: 23 prill 2024 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Pas fitores jo dhe aq të lehtë ndaj Wolves të shtunën, Arsenali vjen në derbin londinez kundër Chelseat duke qenë të vetëdijshëm se me vetëm pesë ndeshje të mbetura, dhe të dz pretëndentët tjerë për titull, Manchester City dhe Liverpooli që luajnë po në këtë mesjavë, ata nuk mund të lejojnë asnjë gabim që u jep rivalëve të tyre qoftë edhe një centimetër hapësirë për të luftuar.

“Topçinjtë” janë lider të Premier Ligës me 74 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e dytë, ndërsa City është i treti me 73 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Chelsea ka pasur një ngritje të lehtë të formës së tyre në këtë përfundim të kampionatit. Ata në pesë ndeshjet e fundit kanë tri fitore dhe dy barazime duke u pozicionuar kështu në pozitën e nëntë.

Ndeshja zhvillohet më fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Emirates”, ndërsa këto janë formacionet e mundshme:

Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Jorginho, Rice; Saka, Havertz, Martinelli

Manchester City: Petrovic; Disasi, Chalobah, Silva, Cucurella; Caicedo, Fernandez; Madueke, Gallagher, Sterling; Jackson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat