Prishtina gati për përballjen me Dritën, synon finalen

Futboll

Prishtina gati për përballjen me Dritën, synon finalen

Më: 23 prill 2024 Në ora: 15:04
Pamje nga një ndeshje

Nesër skuadra e Prishtinës zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në këtë edicion. 

“Rezultati i ndeshjes së parë pa gola detyron skuadrat të luajnë pa shumë kalkulime në këtë përballje të dytë ku fitorja në 90-minutat e rregullt, me çfarë do rezultati, dërgon në finale, ndërsa çdo barazim në pjesën e rregullt dërgon duelin në shtesa, apo në fund në penallti

Skuadra në fundjavë ka arritur fitore në kampionat duke ngritur vetëbesimin dhe duke forcuar besimin se mund të ia del të kualifikohet në finalen e 12-të në histori të klubit

Me rivalët e nesërm, Dritën, në periudhën e fundit nuk kemi rezultate pozitive ku nga 12 ndeshjet e fundit kemi arritur vetëm 3 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje, por në bilancin e përgjithshëm nga 66 ndeshje, Prishtina ka 10 fitore më shumë, 27 kundrejtë 17 humbjeve dhe 22 barazimeve me goldallim +22, 76:54.

Prishtina dhe Drita për Kupë janë takuar në pesë takime duke llogaritur ndeshjen e parë të kësaj gjysmëfinale dhe kryeqytetasit nuk kanë pësuar asnjëherë duke arritur 3 fitore e 2 barazime duke fituar një finale, një kalim tutje në gjysmëfinale, një çerekfinale dhe kjo është përballja e katërt për rrugën drejt trofeut  

Prishtina në gjysmëfinale të Kupës pas luftës ka 9 kualifikime në finale dhe 4 eliminime, dy të fundit kundër Llapit (2021 dhe 2022) dhe më herët nga Ferizaj (2012 me dy barazime) dhe Trepça ’89 (2008, dy barazime)

FC Prishtina ka 11 finale pas luftës, vetëm 3 i ka humbur (2003 KEK-u, 2009 Hysi dhe 2011 Besa) ndërsa ka 8 trofe të Kupës ku prej tyre 2 para luftës më 1994 Vëllaznimi dhe 1995 Dukagjini dhe 6 pas luftës: 2006 Drenica, 2013 Ferizaj, 2016 Drita, 2018 Vëllaznimi, 2020 Ballkani dhe 2023 Gjilani”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat