Osmani: Kemi kualitet për të kapur finalen

Futboll

Osmani: Kemi kualitet për të kapur finalen

Më: 23 prill 2024 Në ora: 16:32
Qatip Osmani

Vllaznia do të presë ditën e nesërme në “Loro Boriçi” skuadrën e Egnatias për t ëbërë mes tyre llogaritë e gjysmëfinales së kthimit.

Shkodranët janë mposhtur 1-0 në duelin e parë mes tyre dhe në Shkodër në orën 18:00 do të kërkojnë përmbysjen për të siguruar edhe kalimin në finalen e madhe.

Para kësaj ndeshje ka folur në konferencën për shtyp Qatip Osmani.

Trajneri i shkodranëve thekson se të gjithë në Shkodër janë optimiste për përmbysjen. Parashikime nuk bën , por është i bindur se në fund skuadra e tij do të kalojë me sukses këtë pengesë dhe do të bëjë të lumtur të gjithë tifozët.

“Të gjithë jemi optimistë për përmbysjen me Egnatian dhe kalimin në finalen e Kupës. Nesër nuk do të jetë e lehtë por kemi kualitet, plot optimizëm e presim ndeshjen e nesërme. Qëllimi ndaj Teutës është të shihnim lojtarët që do të zëvendësonin Hakaj dhe Stojanoviç. Mendoj që luajtën mirë dhe presim që nesër të përsërisin lojën që bënë në Durrës.

Jemi stërvitur gjatë javës kanë një përkrahje të madhe nga unë dhe stafi. Në këto situata, që luhet ndeshja më e rëndësishme për ne duhet të jenë të qetë, mos kenë emocione negative, mos shkojnë në luftë të gabuar. Nuk është rezultat i thellë me Egnatian, duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta mbyllim me sukses nesër.

Nuk kemi siguruar as kampionatin as Kupën. Mendojmë që do ta përballojmë pozitivisht me Egnatian.

Është e kotë të bësh parashikime për këto ndeshje, por shpresoj ta mbyllim brenda 90 minutave. Çdo ekip ka një moment kur është forma e dobët e lojtarëve, nuk kemi ndonjë problem tjetër.

Do mundoheni të bëjmë çmos që tju japim kënaqësi tifozëve. Çdo herë tifozët janë një përkrahje e madhe, kur kemi pasur një numër të madh tifozësh, Vllaznia ka luajtur më mirë”, përfundoi timonieri i kuqebluve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat