Prishtina apo drita në finale? Useini: Ne jemi Prishtina

Futboll

Prishtina apo drita në finale? Useini: Ne jemi Prishtina

Nga: K.G. Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:45
Muhamed Useini,

Prishtina nuk e ka qetësinë në asnjë formë për faktin se luan në Gjilan dhe Drita e ka përparësinë e terrenit.

E dyta, ndeshja e parë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ka përfunduar pa gola (0::0).

Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, pritet me kërshëri nga dashamirët e futbollit mes Dritës dhe Prishtinës.

Futbollisti i Prishtinës, Muhamed Useini, beson e shpreson se do të kualifikohen.

Useini për faqen e FC Prishtina, ka thënë: “Na pret një ndeshje mjaft e vështirë me kundërshtar të fortë, mirëpo ne jemi

Prishtina dhe në secilën ndeshje futemi për të marrë maksimumin.

Duhet dhënë gjithsecili angazhim më shumë se maksimal nga vetja duke zbatuar në përpikëri detyrat nga stafi për të qenë një trup i vetëm në fushë. Besoj që së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat