Al-Khelaifi: Laporta, kur do të heqësh dorë nga kjo idiotësi?!

Futboll

Al-Khelaifi: Laporta, kur do të heqësh dorë nga kjo idiotësi?!

Më: 25 prill 2024 Në ora: 11:25
Al-Khelaifi e Laporta

Nasser Al-Khelaifi është një nga zërat më të fortë kundër Superligës Europiane, projekt që vazhdon të mbështetet fuqimisht nga Real Madrid dhe Barcelona.

Në një deklaratë për iberiken Marca, presidenti i PSG-së dhe ECA-s (Shoqata e Klubeve Europiane) zbuloi se çfarë i kërkon Joan Laportës, kreut të klubit katalanas.

“Për mua Superliga nuk ekziston! E pyeta edhe Laportën se kur kanë ndërmend të heqin dorë nga kjo ide idiote?!

Champions League është kompeticioni për klube më i bukur në botë. Dhe Barça po garon në Champions. U ndeshëm me ta në çerekfinale.

Uroj të tërhiqen shpejt nga projekti i Superligës, sepse nuk ka fare sens. Ata e kanë derën e hapur për t’u rikthyer“, theksoi Al-Khelaifi.

PSG eliminoi Barçën në çerekfinalet e Championsit me rezultatin e përgjithshëm 6-4. Skuadra e Luis Enriques do të sfidojë gjermanët e Dortmundit në gjysmëfinale.

Kampionët e Francës nuk e kanë fituar kurrë trofeun më të rëndësishëm për klube, teksa shpresojnë që ky të jetë viti i duhur për të festuar poshtë kullës Eifel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat