Mesazh rivalëve

Futboll

Mesazh rivalëve

Më: 25 prill 2024 Në ora: 11:48
Marotta

Vetëm dy ditë pasi kanë fituar titullin e 20-të kampion në Serie A, drejtuesit e Inter kanë nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri. Madje drejtori sportiv zikaltër Beppe Marotta, ka shkuar më tej, duke deklaruar se tashmë Inter ka mbyllur dy blerjet e para.

“A është e mundur të forcohemi pa shitur asnjë nga lojtarët e mëdhenj? Nuk e di,

fjala i pashitshëm nuk ekziston.

Vullneti për të qëndruar ose për t’u larguar është në kokën e lojtarëve individualë se sa në klub.

Askush nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe në parim kjo skuadër do të rikonfirmohet në shumicën e saj”, tha Marotta.

“Ne do të veprojmë në mënyrën më të mirë dhe dy nënshkrime edhe ende jo në mënyrë zyrtare, tashmë janë bërë”, tha më tej Marotta, duke iu referuar Zielinski dhe Taremi. “Me Ausilio, i cili është një drejtor sportiv shumë i mirë, do të punojmë për të forcuar një ekip tashmë të fortë”, tha Marotta.

“Ne nuk do të bëjmë revolucion në ekip, por do të çojmë përpara projektin tonë dhe do të shikojmë objektivin e qëndrueshmërisë duke synuar ende të fitojmë. Ne jemi një kompani e fortë dhe kemi një model fitues.

Ne e kemi konsoliduar këtë ndër vite, duke fituar trofe, por ka ende vend për përmirësim”, u shpreh drejtuesi zikaltër.

“Mund të ruajmë në të ardhmen atë rol udhëheqës të njohur vitet e fundit. Jemi duke punuar mirë edhe me lojtarët që vijnë me parametrin zero. Lojtarët duan të vijnë tek Inter sepse fiton, ka një ambient të mirë dhe një trajner të mirë”, u shpreh Beppe Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat