Humbja në derbi trondit sërish

Futboll

Humbja në derbi trondit sërish

Më: 25 prill 2024 Në ora: 12:38
Mauricio Pochettino

Humbja turpëruese 0-5 në derbin ndaj Arsenal, ka vënë sërish në dilemë të ardhmen e trajnerit argjentinas Mauricio Pochettino në stolin e Chelsea. Mediat britanike konfirmojnë se ai mund të largohet pas vetëm një viti nga detyra.

Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për Pochettino, duke ndërtuar një ekip thuajse të ri, ndërkohë që edhe dëmtimet e shpeshta e kanë penalizuar. Gjithsesi, vendi i nëntë në renditjen e Premier League nuk e përligj shpenzimin e madh të kryer.

“Daily Mail” konfirmon se për momentin, klubi nuk do të kryejë asnjë veprim dhe do të lërë trajnerin Pochettino të përfundojë sezonin. Por, nga ana tjetër, klubi i ka vënë atij kusht që të kapë Europën edhe pse ky duket një mision i vështirë.

Chelsea ndodhet shumë larg zonës së Europës, ndërkohë që ka ende edhe 6 ndeshje për të luajtur në kampionat. Rezultati i fundit ka lëkundur besimin se “blues” mund t’ia dalin mbanë, por Pochettino nuk ka më kohë dhe rrezikon shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat