City e bën goditjen e madhe për portën, Ederson zyrtarizohet të mërkurën

Futboll

City e bën goditjen e madhe për portën, Ederson zyrtarizohet të mërkurën

Më: 30 maj 2017 Në ora: 20:14
Portieri i Benficas, Ederson

Portieri i Benficas, Ederson, sot ka qëndrua në qendrën stërvitore të Manchester City dhe flitet se transferimi i tij është arritur për shumën e  35 milionë funteve. 

Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet të mërkurën.

Benfica i ka konfirmuar para një kohe bisedimet me Cityn për portierin brazilian, por për ta zyrtarizuar duhet të presin hapjen e afatit kalimtar në Portugali.

Nga shtija e tij 50 për qind do të përfitojë klubi aktual, ndërsa 50 për qind të tjera ish klubi i tij Rio Ave.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat