Mahrez largohet nga Leicester, ‘luftë’ mes Arsenalit dhe Tottenamit për shërbimet e tij

Futboll

Mahrez largohet nga Leicester, ‘luftë’ mes Arsenalit dhe Tottenamit për shërbimet e tij

Më: 30 maj 2017 Në ora: 20:28
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez ia ka bërë të ditur klubit se ai dëshiron të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Algjeriani është zgjedhur lojtari më i mirë në Ligën Premier për vitin 2016, pas suksesit histori të Dhelprave që e fituan titullin e kampionit.

“Kam pasur një diskutim me kryesinë e klubit dhe kemi rënë dakord që në këtë sezon të mbetem për të ndihmuar ekipin në Ligën e Kampionëve.

“Unë jam tepër ambicioz dhe mendoj që ka ardhur koha për një përvojë të re”, ka thënë Mahrez.

Për të ka interesim nga Arsenali dhe Tottenhami, por klubi aktual nuk lëviz nga kërkesa e tyre prej 40 milionë funte.

Ai ka shënuar 29 gola për Leicesterin në dy sezonet e fundit, ndërsa ka qene i dominuar edhe për Topin e Artë, ku u rendit i shtati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat