UEFA inspekton nga afër stadiumin në Strumicë, ku pritet të luhet takimi Maqedoni-Shqipëri

Futboll

UEFA inspekton nga afër stadiumin në Strumicë, ku pritet të luhet takimi Maqedoni-Shqipëri

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 13:54
Ilustrim

Stadiumi “Mlladost” në Strumicë, pritet që më 5 shtator të jenë nikoqir i ndeshjes Maqedoni – Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusia 2018”. Ndeshjet paraeliminatore të Liga Evropës, të Shkëndijës dhe Pelisterit si dhe ajo e Ligës së Kampionëve e Vardarit, duhet të jenë test për këtë stadium në prag të ndeshjes eliminatore . UEFA dhe FFM, kanë biseduar mes vete për rrezikun që bart me vete ndeshja eliminatore Maqedoni – Shqipëri dhe për këtë janë duke shqyrtuar mundësinë që takimi në fjalë të luhet në lindje të vendit dhe jo në Shkup. Përfaqësuesit e UEFA-së, muaj më parë kishin inspektuar punimet e bëra dhe për të parë nëse janë plotësuar detyrat e lëna në vizitën e tyre të mëparshme.

Për UEFA-në dhe për FFM-në, primare është siguria e tifozëve. Nga UEFA për Alsat-M, thonë se pas bisedimeve me FFM-në, është planifikuar që ndeshje të zhvillohet ne Strumicë. Megjithatë UEFA ka identifikuar shumë pika për përmbushjen e standardeve minimale. “Pas bisedimeve me Federatën e Futbollit të IRJ të Maqedonisë është planifikuar që ndeshja të zhvillohet në Strumicë. UEFA ka identifikuar një numër pikash për përmirësim në stadium, të cilat kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe sigurimin e përmbushjes së standardeve minimale. UEFA dhe FIFA po monitorojnë nga afër zhvillimet në stadium dhe përgatitjet e përgjithshme për ndeshjen.”, - thonë nga UEFA.

Jo zyrtarisht mëson se zyrtarët e UEFA-së, të cilët kanë qëndruar në Strumicë, gjatë ndeshjeve zyrtare të ekipeve vendore kanë identifikuar shumë pikë negative në këtë stadium të cilat duhet të mënjanohen deri në javën e fundit të gushtit. UEFA ka vërejte nga mjetet e mirëmbajtjes së stadiumit e deri tek dy tribunat të cilat do montohen shumë shpejtë. UEFA ende se ka thënë fjalën e fundit se ndeshja Maqedoni – Shqipëri do luhet apo jo në këtë qytet. Stadiumi aktual i Strumicës ka një kapacitet prej 6 mijë e 100 vendesh, por edhe një projekt rinovimi që do ta përshtatë më mirë me normat e UEFA-s dhe të FIFA-s. Impianti aktual me emrin “Mlladost” shërben për të pritur ndeshjet ndërkombëtare të Shkëndijës, Pelisterit dhe Vardarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat